Jose Mourinho e filloi aventurën e tij me Romën me fitore.
Roma fitoi sot në Europa Conference League ndaj Trabzonspor me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes ka folur për ‘Sky’, Jose Mourinho.
Ai tha se ndeshja nuk ishte aspak e lehtë, dhe dukej se ishte një ndeshje e Ligës së Kampionëve.
“Kundërshtari nuk është një kundërshtar i Ligës së Konferencës, kur mendohet për këtë kompeticion duket se do të jenë ndeshje të thjeshta por sot dukej si një ndeshje e Ligës së Kampionëve. Nuk ishte e lehtë, ata kishin lojtarë me përvojë“, tha Mourinho.
/GazetaBlic Sport/


