Lajme

Kush janë dy kryetarët e komunave që qeverisën më së gjati në Kosovë?

08/19/2021 21:02
nga:N M

Burim Berisha, është Kryetari komunal më jetëgjatë në Kosovë.

Pas tij, vjen Naim Ismajli i Shtimes.

Berisha, Fushë Kosovën e udhëhoqi fillimisht për 10 vite në sistemin paralel nga viti 1990. E pas luftës dy mandate si kryeshef ekzekutiv, e për katër mandate tjera si Kryetar Komunal në sistemin e ri lokal.

Ismajli, në zgjedhjet e para të pas luftës u bë kryeshef ekzekutiv, e më pas vazhdoi si kryetar komune për katër mandate.

Që të dy, njëri politikan i LDK-së, e tjetri i PDK-së, shpresojnë se do menaxhojnë komunat edhe në mandatin e 5 me radhë nga zgjedhjet e 17 tetorit, transmeton KlanKosova.