Sporti

Skuadrat e Premierligës kanë shpenzuar më shumë se La Liga, Serie A dhe Bundesliga së bashku

08/19/2021 20:12
nga:E K

Sipas “ESPN” Premierliga është liga që ka shpenzuar më së shumti në transferimet e lojtarëve gjatë kësaj merkato verore.

Skuadrat nga liga elitare e Anglisë kanë shpenzuar mbi 1 miliard euro në transferimet e lojtarëve duke prirë bindshëm ndaj ligave tjera nacionale, shkruan GazetaBlic Sport.

Vendin e dytë nga top 5 ligat më të mëdha evropiane e zë Serie A.

Klubet italiane kanë shpenzuar 446 milionë euro në transferime, kurse vendin e tretë dhe të 4’të e zënë Bundesliga dhe La Liga me 340 milionë përkatësisht 152 milionë.

Fakt interesant është se klubet e Premierligës kanë shpenzuar më shumë se këto 3 liga të marra së bashku.

Transferimi më i shtrejtë i këtij viti në Premierligë ishte nga Manchester City.

Kampioni i Anglisë shpenzoi 100 milion euro për transferimin e Jack Grealish nga Aston Villa.

/GazetaBlic Sport/