Liridona Bislimi, është njëra ndër asambleistet më aktive dhe më të votuara të Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Viti.
Përmes një shkrimi, ajo ka bërë të ditur se i ka hyrë garës sërish për të marrë besimin e qytetarëve në Kuvendin Komunal të Vitisë.
Liridona Bislimi thotë se synimi i saj kryesor është që të vazhdojë të jem zëri juaj në kuvendin komunal, përfaqësues i të gjithë qytetarëve pa dallim e veçmas i nënave, grave dhe vajzave tona të cilat kanë nevojë për mbështetje.
Shkrimi i saj i plotë:
Garës për Asamble Komunale, për të dytën herë po i bashkohem edhe unë…!
Të nderuar familjar, miq, e qytetarë të Komunës së Vitisë!
Ju njoftoj se sot, Këshilli i qendrës sonë, votoj kandidatin për Kryetar të Vitisë, Dr. Arsim Ademin.
Gjithashtu, edhe unë kam marrë besimin e Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Viti, që të kandidojë sërish edhe për një mandat si këshilltare komunale në Kuvendin e Vitisë, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Gjatë mandatit tim të parë si këshilltare, kam avokuar në shumë çështje lokale dhe kam ngritur zërin për problemet e banorëve duke kërkuar zgjidhje tek institucionet përkatëse.
Synimi im kryesorë është që të vazhdojë të jem zëri juaj në kuvendin komunal, përfaqësues i të gjithë qytetarëve pa dallim e veçmas i nënave, grave dhe vajzave tona të cilat kanë nevojë për mbështetje.
Gara zgjedhore e 17 tetorit duhet të jetë një fillim i ri për të gjithë ne dhe me votën e lirë të të gjithë neve të sjellim ndryshimin që meriton çdo shoqëri demokratike, veçmas Vitia e cila më shumë se kurrë ka nevojë për një qeverisje të re që sjellë zhvillim dhe mirëqenie pa dallim.
Me respekt: Liridona Bislimi


