Sporti

Pochettino flet për Messi, tregon se a do të luajë nesër

08/19/2021 14:35
nga:Lorik J

Mauricio Pochettino, trajneri i PSG’së ka folur për lojtarin më të ri të skuadrës së tij, Lionel Messi.

Pochettino theksoi se Messi është duke u stërvitur me grupin, por ende nuk ka vendosur nëse do ta grumbullojë atë për ndeshjen ndaj Reims, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne nuk kemi vendosur ende nëse Lionel Messi do të jetë në skuadër. Ne do të analizojmë për të parë nëse ai mund të jetë në skuadër. Ne do të vendosim së shpejti, do të shohim nëse ai është pjesë e grupit. Ajo që ai sjell është shumë e dukshme, është një energji shumë pozitive. Integrimi i tij është shumë i mirë, ne jemi të kënaqur me të”, tha Pochettino për PSG TV.

“Nuk është e mundur. Ne kemi lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi ai.

PSG dhe Reims takohen të premten nga ora 21:00 në kuadër të Ligue 1.

/GazetaBlic Sport