Lajme

Haradinaj premton dyfishim të buxhetit për sportistët dhe ndërtimin e palestrave multifunksionale

08/19/2021 14:13
nga:Y I

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka thënë se në programin e AAK-së për sportin përfshihet dyfishim i buxhetit për sportistët, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me programin e tij është paraparë ndërtimi i Pishinës Olimpike dhe palestrave multidimensionale.

“Programi ynë për sportin përfshin dyfishim të buxhetit për sportistët e kryeqytetit, ndërtimin e Pishinës Olimpike, dhe ndërtimin e palestrave multifunksionale në lagjet kryesore të Prishtinës. Klubet sportive do të kenë përfaqësim të drejtpërdrejtë në Komunë”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Postimi i plotë:

Progami ynë për sportin përfshin dyfishim të buxhetit për sportistët e kryeqytetit, ndërtimin e Pishinës Olimpike, dhe ndërtimin e palestrave multifunksionale në lagjet kryesore të Prishtinës.

Klubet sportive do të kenë përfaqësim të drejtpërdrejtë në Komunë.
#eparaPrishtina
#punamarë