Sporti

Griezmann dhe Coutinho, dy lojtarët e ardhshëm që do të duhet të ulin pagat

08/19/2021 14:01
nga:Lorik J

Barcelona vazhdon të përbëjë skuadrën dhe të forcohet ekonomikisht.

Pas marrëveshjes me Gerard Pique për të ulur pagën – gjë që i lejoi ata të regjistrojnë Memphis Depay dhe Eric Garcia në Ligë – negociatat me tre kapitenët e tjerë të skuadrës, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Sergi Roberto filluan.

Të katër supozuan se do të jepnin një shembull për pjesën tjetër të skuadrës dhe ranë dakord të ulnin pagat e tyre duke pasur parasysh krizën serioze ekonomike në Barcelonë.

Por qëllimi nuk do të ndalet këtu dhe gazeta Sport thotë se presidenti Joan Laporta synon të ulë pagat në të gjithë skuadrën, përveç transferimeve të reja: Depay, Garcia, Kun Aguero dhe Emerson.

Pas kapitenëve, negocioatat për paga më të ulëta janë duke u bërë me dy lojtarët me pagat më të larta: Griezmann dhe Coutinho.

/GazetaBlic Sport