Sporti

Gentrit Dumani: Malisheva ka krijuar një skuadër shumë të mirë, jemi gati dhe të përgatitur për Superligë

08/19/2021 12:48
nga:Lorik J

Mbrojtësi i majtë i Malishevës, Gentrit Dumani thotë se është pritur mjaft mirë tek skuadra e tij e re.

FC Malisheva do të luajë për herë të parë në Superligën e Kosovës – pasi edicionin e kaluar ishte kampion në Ligën e Parë dhe siguroi plasmanin në elitën e futbollit vendor, shkruan GazetaBlic Sport.

Dumani është transferimi i ri i Malishevës në këtë merkato verore, andaj lojtari tregon se si është pritur tek skuadra e re.

“Te klubi i Malishevës jam ambientuar shumë shpejtë, kryesia e klubit na qëndrojnë afër – shtabi po e kryen punën shumë mirë”, tha fillimisht Dumani për ‘GazetaBlic Sport’.

Dumani beson se Malisheva ka një skuadër shumë të fortë dhe mjaft të përgatitur për stinorin e ri të Superligës.

“Kemi bërë një skuadër mjaft të mirë në krye me trajnerin Arsim Thaqi, i cili ka përvojë në Superligën e Kosovës. Kemi pas kohë të mjaftueshme me përgatit ekipin. Objektivi është të jemi në mesin e tabelës”, vazhdoi Dumani.

Në ndeshjen e parë, Malisheva do të takohet me FC Prishtinën. Dumani tha se lojtarët janë shumë të motivuar për këtë sfidë.

“Po, ndeshja e parë është ndaj ish klubit tim, FC Prishtinës, e dimë që e kemi një ekip shumë të fortë, por besoj që motivi është shumë i lartë kur luan ndaj kampionit dhe besoj që do të japim maksimumin”, përfundoi mbrojtësi.

/GazetaBlic Sport