Lajme

Hajnat hynë në një shtëpi në Malishevë, vjedhën para dhe ari

08/19/2021 11:40
nga:Y I

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi në Malishevë, ku kanë vjedhur para dhe një sasi ari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur para dhe një sasi ari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia tutje ka njoftuar se rasti nën hetime.