Është përfshirë nga zjarri kati i sipërm dhe kulmi i një ndërtese gjashtë katëse në rrugën “Sheh Mihedini” në Rahovec.
Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të lënduar dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit që e kanë shuar zjarrin, shkaqet e të cilit nuk dihen.
“Raportohet se zjarri ka përfshirë katin e sipërm dhe kulmin e një ndërtese 6 katesh. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit qe e kanë shuar zjarrin. Shkaqet e shpërthimit të zjarrin nuk dihen. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh.
12 të vdekur në aeroportin e Kabulit


