Sporti

Lajm i mirë për Real Madridin, Carvajal rikthehet pas një kohe të gjatë

08/19/2021 09:20
nga:L J

Dani Carvajal më në fund është pranë një rikthimi nga lëndimi – pasi Real Madrid po përgatitet për ndeshjen e tyre të dytë të këtij edicioni në La Liga.

Mbrojtësi spanjoll tani ka humbur shtatë ndeshje në total për shkak të një dëmtimi muskulor – të cilin e pësoi në stinorin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Carvajal është duke u stërvitur dhe po pret një rikthim këtë fundjavë.

Duke qenë jashtë për një kohë të gjatë, 29-vjeçari nuk do të jetë aq i gatshëm sa të fillojë në ndeshjen e Real Madridit me Levanten në Cuitat de Valencia, por raportohet se atij do t’i jepen disa minuta ndeshje.

/GazetaBlic Sport