Aventura e tij e dytë në Fiorentina përfundoi më 30 qershor, por Borja Valero as që mendon të pensionohet dhe është gati të rifillojë.
Mesfushori spanjoll, në fakt është një hap larg nënshkrimit me klubin amator toskan, CS Lebowski, një ekip nga Impruneta, në provincën e Firences.
Marrëveshja tani është shumë afër dhe detaje të tjera duhet të dihen në orët e ardhshme.
Lojtari është parë afër zyreve të klubit dhe duket se gjithçka është afër arritjes së marrëveshjes.
/GazetaBlic Sport


