Lajme

Po punonte në minierën e Fushë Arrëzit, humb jetën 20-vjeçari

08/18/2021 20:08
nga:Y I

Një 20-vjeçar, punonjës në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz është aksidentuar për vdekje.

Mësohet se i riu me inicialet L.Ll., ka qenë duke punuar në minierë, në momentin që ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që i ka marrë jetën një të riu këtë mbrëmje, teksa punonte në thellësitë e minierës.