Showtime

Policia e Kosovës po e kërkon menaxherin e Taynas

08/18/2021 17:44
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës po e kërkon Rinor Hykollin, ndryshe i njohur si menaxheri i Taynas raporton Gazeta Blic.

Ai po kërkohet për “lëndim të rëndë trupor”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kërkesë për bashkëpunim

Gjilan, 18 gusht 2021

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

Rinor Hykolli i lindur me 28.11.1983 me banim në Lagjen “Dardania” pa numër në Prishtinë.

I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

• ” Lëndim i rëndë trupor”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në Gjilan apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor kudo në territorin e vendit tonë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 0280 330-061-Drejtoria Rajonale Gjilan
– E-mail adresa: [email protected]