Sporti

Batatina i përgjigjet Ismet Munishit: Ma mirë të bjen me i shpeshtu synetit sivjet sidomos kur lun Llapi

08/18/2021 14:02
nga:L J

Skuadra e Llapit ka fituar Superkupën e Kosovës në futboll, pasi ka mposhtur Prishtinën në finale me rezultatin 1:3.

Festim Alidema (2) dhe Valmir Veliu shënuan për Llapin, kurse Otto John për Prishtinën, shkruan GazetaBlic Sport.

Ismet Munishi nuk u prononcua për këtë ndeshje kur u pyet nga Indeksonline, me arysetimin se ishte i ftuar në një syneti.

“Nuk kom mujtë me pa ndeshjen se kam qenë me një syneti” u prononcua shkurt Munishi.

Trajneri  i Llapit, Tahir Batatina ka ironizuar në lidhje me këtë deklaratë të Munishit – duke lëshuar një koment në faqen zyrtare të ‘GazetaBlic Sport’.

“Ma mirë të bjen me i shpeshtu synetit sivjet sidomos kur lun Llapi”, shkruan Batatina.

/GazetaBlic Sport