Sporti

Iker Casillas, një nga qindra vullnetarët që ndihmojnë për të shuar zjarret

08/18/2021 13:37
nga:Lorik J

Portieri historik i Kombëtares Spanjolle, Real Madrid dhe Porto, Iker Casillas, është një nga qindra vullnetarët që i janë bashkuar punës për të shuar zjarrin në Navalacruz – vendin prej nga vjen familja e tij.

Iker Casillas ka postuar në rrjetet e tij sociale disa fotografi dhe video të zjarrit që ai i shoqëron me mesazhe si kjo: “Me ashpërsi përballë flakëve, pa asnjë frikë për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me njerëzit.”

Casillas donte të nënvizonte se sa njerëz të mirë janë miqtë e Navalacruz dhe ka treguar se këto janë gjërat për të cilat ndihesh krenar prej nga vjen.

/GazetaBlic Sport