Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot në ora 17:30.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra për Komunikim e Kryeministrit.
Ndërsa, nuk është bërë i ditur rendi i ditës.
E, gjatë ditës së djeshme ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se sot do ti propozojnë Qeverisë masat e reja kundër Covid-19, pasi që ditëve të fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve.
Ai ka thënë se janë pajtuar që të mbyllen klubet e natës, të shkurtohet orari i gastronomisë, dhe të ketë kufizime për dasmat.
Ministri Vitia dhe krerët e komunave dakordohen për masat e reja kundër COVID-19 në Kosovë