Sporti

Gomez e akuzoi për tentim rrahje, Gasperini i kundëpërgjigjet: Ishte ai që tentoi të sulmonte, jo unë – ja pse u largua!

08/18/2021 12:06
nga:Lorik J

Gian Piero Gasperini i përgjigjet Papu Gomez, ish-kapitenit të Atalantës i cili sot, në një intervistë për gazetën ‘La Nacion’, foli me fjalë shumë të ashpra për ish -trajnerin e tij, duke e cilësuar atë si fajtorin kryesor të largimit të tij nga ekipi italian.

“Ai u përpoq të më sulmonte fizikisht,” tha Gomez.

Fjalë të cilave Gasperini iu përgjigj si më poshtë:

“Sjellja e tij brenda dhe jashtë fushës ishte bërë e papranueshme për trajnerin dhe shokët e tij të skuadrës. Agresioni fizik ishte i tiji, jo i imi, por arsyeja e vërtetë që ai u largua nga Bergamo është sepse ai nuk respektoi seriozisht pronarët e klubit”, tha Gasperini për Gazzetta Dello Sport.

/GazetaBlic Sport