Sporti

E sulmoi bashkëlojtarin gjatë ndeshjes, Galatasaray përjashton Marcaon dhe e dënon me 120 mijë euro

08/18/2021 11:08
nga:Lorik J

Marcao, i cili sulmoi shokun e tij të skuadrës, Kerem Akturkoglu dhe mori një karton të kuq në ndeshjen që Galatasaray mundi Giresunspor 2-0, u përjashtua nga skuadra turke.

Sipas lajmeve nga Haberturk Spor, menaxhmenti i klubit verdhëekuq planifikon të gjobisë lojtarin brazilian, i cili fiton 1 milion e 200 mijë euro në vit, me një gjobë prej 120 mijë euro, që është një e dhjeta e pagës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Poashtu raportohet se një klub nga Italia i bëri një ofertë prej 12 milionë eurosh Marcaos. Ndërsa drejtuesit e Galatasaray po vlerësojnë ofertën, trajneri Fatih Terim është i pavendosur. Terim, i zemëruar me Marcao, vendosi të presë për një kohë. Sidoqoftë, mundësia që Marcao të shitet është mjaft e lartë.

/GazetaBlic Sport