Lajme

Daut Haradinaj: Obelisku “Hyjnesha në fron” do të jetë pikë referimi i historisë dhe kulturës së kryeqytetit

08/17/2021 22:02
nga:Gazeta Blic

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij do të ndërtojë obeliskun “Hynjesha në fron, ku do të jetë si pikë referimi i historisë dhe kulturës së kryeqytetit.

Tutje, ai tha se ky projekt do të jetë një atraksion i kryeqytetit, me fokus të veçantë në arte të bukura, inovacion dhe teknologji informative.

“Nga programi ynë, E para Prishtina:
Ndërtimi i obeliskut “Hyjnesha në fron”, si pikë referimi i historisë dhe kulturës së kryeqytetit.
Ky projekt do të jetë një atraksion i kryeqytetit, me fokus të veçantë në arte të bukura, inovacion dhe teknologji informative”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

https://fb.watch/7rOfbUXuyJ/