Lajme

Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë pas ultimatumit të talebanëve

08/17/2021 20:18
nga:Y I

Presidenti Joe Biden u shpreh sot se ai qëndron drejtpërdrejt prapa daljes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, ndërsa përballet me kritika mbi pushtimin e rrufeshëm të talebanëve.

“Edhe sa jetë të tjera amerikane vlen?”, pyeti presidenti demokrat. Ai tha se pavarësisht tërheqjes së çrregullt: “nuk ka qenë kurrë një kohë e mirë për të tërhequr forcat amerikane.”

Të dielën talebanët shpallën fitoren pasi presidenti afgan Ashraf Ghani iku dhe qeveria e tij u rrëzua. Kthimi i militantëve në pushtet i jep fund thuajse 20 viteve të pranisë së koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, në vend.

Kabuli ishte qyteti i fundit i madh në Afganistan që ra në një ofensivë të talebanëve që filloi muaj më parë, por u përshpejtua ditët e fundit pasi ata fituan kontrollin e territoreve.

Fjalimi i Biden erdhi një ditë pas ngjarjeve dramatike në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit, ku qindra civilë të dëshpëruar për të ikur nga vendi u detyruan të hyjnë brenda aeroportit.

Sot, këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan tha se administrata e Biden është në kontakt me talebanët për situatën në Afganistan.

“Ne po angazhohemi në mënyrë diplomatike në të njëjtën kohë me aleatët në vendet e rajonit dhe Kombet e Bashkuara për të adresuar situatën në Afganistan. Ne jemi në kontakt me talebanët për të siguruar kalimin e sigurt të njerëzve në aeroport. Ne synojmë të vazhdojmë këto operacione gjatë ditëve të ardhshme para se të përfundojmë tërheqjen tonë.” tha ai.

Ndërkohë po sot talebanët i dhanë afat amerikanëve të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator. /Dritare.net/

Talebanët: Gratë do të kenë të drejta sipas sheriatit