Opinion

Llaskucët, (langaraqët) e pasluftës dhe këta të sotmes (pas fitores së Vetëvendosjes)

08/17/2021 18:17
nga:Pajazit Jashari

Llaskucët,( langaraqët) e pasluftës dhe këta të sotmes ( pas fitores së Vetëvendosjes).

Të parët turrevrap me ble uniformën e UÇK-së.

Ndërsa këta turrevrap me u pajisë ( falas) me libreza të VV-së.

Ushtarët e vërtetë nuk u morrën me këta shtihana, sepse kishin krenarinë dhe të bëmat e tyre. Por ngelën të papërfillshëm nga komandantët e tyre.

Ndërsa langaraqët e të dytës, u bën po aq të zëshëm e të zhurmshëm.

Për dallim nga ushtarët e ndershëm të luftës, idealistët nuk u dorëzuan leht, sigurisht kishin marrë mësim nga të parët, por as nuk u treguan arrogant.
Investimet që shkuan huq te Gëzim Veselat e Fuad Ramiçat, kësaj radhe ka të ngjarë që ja dolën me shumë suksese.

Mos u habitni kur ta shihni një copë minarje në Kuvendin e Kosovës, ku më shumë të ngritet zëri për Jerusalemin e ” shenjët” palestinez se sa pë Kosovën.

Tani në ballë të idealistëve i keni muslimanët e “devotshëm” me Kur’ana, të cilët as që ja kan idenë e jetës se profetit arab Muhamedit e hiç më hiç të Kur’anave që i mbajnë nën sqetull ( këtë injorancën e tyre rreth islamit e Kur’anit e njoh nga debatet me ta rreth islamit).

Hoxhë Drilonave e Bekimave po.

Por një Jo e madhe shtihanave të Vetëvendosjes në Llap.
Gjithmonë e kam ditur se revolucioni i han bijt e vet. ( jam bë me plot vetëdije kurban).

Mbajeni në mend se po nuk ua ndali turrin Albin Kurti këtyre maskarenjëve, këta do e hajnë, përtypin e përmutin frymën.
P.S.
Kurrë nuk kam pas qëllim e as dëshirë të përfshihem në asnjë lloj të strukturave udhëheqëse. Këtë e kam deklaruar që nga angazhimi i im në Vetëvendosje. Sepse kontributi i im nga niveli i një anëtari të thjeshtë ka dhën efektin më të madh me dhjetëra here se sa nga ndonje pozicion tjetër.