Vetëm tetë gra do të jenë kandidate për kryetare komunash në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit 2021.
Ky numër kandidatesh është për një më i madh në krahasim me atë të katër viteve më parë dhe i barabartë me numrin e kandidateve në zgjedhjet lokale të vitit 2009 e 2013, përcjell GazetaBlic.
Megjithatë, që nga 2009-ta numri prej 8 kandidatëve gra duket i “pakalueshëm”.
Interesant është fakti se nga tetë këto gra, njëra prej tyre ka qenë e pranishme në shumicën e garave të kaluara, e do të jetë e pranishme edhe në ato që do të mbahen këtë vit.
Bëhet fjalë për Mimoza Kusari – Lilan, e cila për herë të katërt pas pavarësisë, do të jetë kandidate, ani pse nën petkun e partive të ndryshme.
Më 2009 e 2013 si anëtare e AKR-së, ndërsa katër vjet më parë si kryetare e Alternativës. Tani ndërkaq, në zgjedhjet që po vijnë do të jetë nën ombrellën e Vetëvendosjes, që për partinë në pushtet përbënë kandidaten e vetme grua.
Një grua për kandidate do ta ketë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Bëhet fjalë për Arta Ahmeti Xhylani, e cila kishte garuar edhe më 2017.
LDK-ja e PDK-ja në anën tjetër kanë angzhuar më së shumti gra në këto zgjedhje. Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidate gra do të garojë në Ferizaj, me Sibel Halimin, në Drenas me Anduena Gllarevën dhe në Deçan me Hyrije Dobrunën.
Kurse, PDK në Podujevë, ku atje për kandidate do të jetë Floretë Zejnullahu, në Gjakovë me Arbënesha Kuqin dhe në Gjilan me Leonora Morina – Bunjakun.
Zgjedhjet Lokale 2021
Leonora Morina Bunjaku / PDK – Gjilan
Arbënesha Kuqi / PDK – Gjakovë
Floretë Zejnullahu / PDK – Podujevë
Sibel Halimi / LDK – Ferizaj
Anduena Gllareva / LDK – Drenas
Hyrije Dobrunaj / LDK – Deçan
Arta Ahmeti Xhylani / AAK – Drenas
Mimoza Kusari – Lila / VV – Gjakovë
Zgjedhjet Lokale 2017
Mimoza Kusari – Lila / Alternativa – Gjakovë
Arta Ahmeti / AAK – Drenas
Valdete Idrizi / PDK – Mitrovicë
Sabiha Shala / PDK – Pejë
Eneida Kelmendi / Fjala – Pejë
Emilija Rexhepi / NDS – Prizren
Hyrijete Isufi / LDK – Han i Elezit
Zgjedhjet Lokale 2013
Mimoza Kusari – Lila / AKR – Gjakovë
Arbërie Nagavci – Lëvizje Vetëvendosje – Gjakovë
Labinotë Demi – Murtezi / Partia e Drejtësisë – Gjilan
Donika Kadaj Bujupi / AAK-LDD – Istog
Teuta Hasani / AKR – Istog
Afide Kuka / Vetëvendosje – Kaçanik
Kaqusha Jashari /PSD – Prishtinë
Ajnishahe Halimi / Vetëvendosje – Skenderaj
Zgjedhjet Lokale 2009
Mimoza Kusari – Lila / AKR (Gjakovë)
Nexhmije Kallaba / LDD (Kamenicë)
Luljeta Zhubi / ORA (Mitrovicë)
Ardita Hasani / AAK (Leposaviq)
Sanije Grajqevci / PSD (Obiliq)
Memnuna Ajdini / Vakat (Prizren)
Jëlldëze Gorane (Alternative Demokratike e Kosovës)
Emine Qerkezi – PSD (Vushtrri)
/GazetaBlic/