Lajme

Operohet Kryemyftiu Naim Tërnava, kjo është gjendja e tij shëndetësore

08/17/2021 12:16
nga:M K

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava i është nënshtruar një operimi para dy ditësh.

Lajmin e ka konfirmuar Ahmet Sadriu, zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se kryemyftiu ende është në spital.

“Po është operuar, gjendjen shëndetësore e ka të mirë. Ende është në mbikëqyrjen e mjekëve”, ka thënë Sadriu për Reporterin.

Kujtojmë se myftiu Tërrnava ishte operuar edhe para dy vitesh.