Skuadra e Dukagjinit ka arritur marrëveshje me lojtarin e njohur kosovar, Bujar Shabani.
Shabani u transferua fillimisht në këtë merkato tek Shkupi, por aventura e tij tek klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut nuk zgjati dhe ai u rikthye në Superligën e Kosovës, ku edicionin që do të fillojë në fundjavë do të luajë tek Dukagjini i Armend Dallkut, përcjell GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i klubit të Dukagjinit për transferimin e mesfushorit:
“???̈ ??ë? ? ?? ??̈? ?????? ????̈, ??? ?????̈ ? ?????? ?ë ????????? ???????
Bujar Shabani, tani pjesë e Dukagjinit.
Futbollisti nga Ferizaj vjen nga skuadra e Shkupit, klub me të cilin është paraqitur edhe në garat evropiane. Bujari në Shkup ishte transferuar nga nënkampionia e Kosovës, Drita e Gjilanit.
Mesfushori defansiv ka një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, pasi më parë ka luajtur edhe në klubin e Ferizajt dhe të Feronikelit, ndërkohë në Shqipëri ishte aktivizuar te klubi i Skënderbeut nga Korça.
Shabani sezonin e kaluar ishte paraqitur në 34 ndeshje të Superligës, dy në Kupën e Kosovës dhe dy paraqitje i kishte në kualifikimet e Ligës së Evropës.
Mirë se vjen Bujar, të urojmë shumë suksese me fanelën bardhegjelbër”, shkruan klubi i Dukagjinit.
/GazetaBlic Sport


