Miralem Pjanic nuk pret të kthehet në Juventus dhe siç raportohet nga Corriere dello Sport, në mënyrë që të ribashkohet me Bianconerët, ai është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën e tij.
Sidoqoftë, kjo mund të mos jetë e mjaftueshme, duke pasur parasysh që Zonja e Vjetër duhet të shesë të paktën një mesfushor për të marrë boshnjakun, përcjell GazetaBlic Sport.
Emri është ai i Aaron Ramsey, por nuk do të jetë e lehtë për të gjetur ekip të ri, pasi uellsiani merr 7 milionë euro neto në sezon, plus shpërblime.
Pjanic pritet të largohet nga Barcelona për shkak se nuk ka vend në planet e Koeman.
/GazetaBlic Sport.


