Sporti

ZYRTARE: Sezoni i ri i Superligës së Kosovës do të jetë me sistemin VAR

08/16/2021 20:24
nga:E K

Ky edicion i Superligës do të jetë më i veçantë se të tjerët.

Nga ky sezon futbolli kosovar do të pajiset me sistemin e ri VAR, shkruan GazetaBlic Sport.

Që nga nesër do të fillohet implementimi i këtij sistemi.

VAR do të përdoret për herë të parë në ndeshjen e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.

/GazetaBlic Sport/