Duket se e ardhmja e Mbappes te PSG nuk do të jetë e gjatë.
Faqja “El Chiringuito de Jugones” raporton që lojtari ka kërkuar një takim me Al-Khelaifi për t’i kërkuar atij që të negociojë sa më shpejt me Real Madridin, përcjell GazetaBlic Sport.
22-vjeçari francez tashmë e ka bërë të qartë se ai nuk ka ndërmend të rinovojë dhe se, nëse PSG dëshiron që ai të qëndrojë këtë sezon, ai mund të largohet pa asnjë kosto sezonin e ardhshëm, duke shkuar drejt Bernabeu.
Lojtari raportohet se po bën presion te pronarët e PSG që negociatat për transferimin e tij te Real Madridi të nisin sa më shpejtë.
/GazetaBlic Sport/


