Lajme

Marinsi amerikan që vrau Bin Laden kritikon Bidenin: Turpërohemi nga ju

08/16/2021 17:43
nga:N M

Rob O’Neill ish anëtar i Seal Team 6 të U.S. Navy, i famshëm si ushtari që vrau krye terroristin e Al Kaeda, Osama Bin Laden, kritikoi shumë ashpër Presidentin e SHBA’së, Joe Biden, dhe Shefin e Shtabit të Forcav të Armatosura Amerikane, Gjeneralin Mark Milley, duke ju kujtuar ushtarët që ranë në betejë kundër Al Kaeda dhe Talibanëve.

O’Neill që vrau Bin Landen më 2011’n ja përplasi Presidentin Biden duke e quajtur “një politikan pavlerë” për debaklin në Afganistan, duke thënë se dorëheqjet duhet të ndodhin. Ai shtoi se burrat që vdiqën në Afganistan turpërohen nga ai.

O’Neill pati kritika edhe ndaj Gjeneralit Mark Milley të cilit i kërkoi të jepte dorëheqje po ashtu.

Presidenti Biden ka shtatë ditë që është tërhequr në Kampin David në pushime dhe nuk ka reaguar ndaj situatës që zuri ngushtë administratën e tij në Afganistan.