Virgil Van Dijk u rikthye pas një lëndimi të gjatë te Liverpooli.
Holandezi bëri paraqitjen e parë për “The Reds”, të shtunën ndaj Norëichit, që nga tetori i vitit të kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.
Van Dijk ka potencuar se i duhet ende kohë që të arrijë formën e tij optimale.
“U ktheva në lojë, por (rikuperimi) nuk është ende një kapitull i mbyllur. Duhet të luaj sepse mendoj se kam nevojë të përmirësohem. Duke njohur trupin tim, e di që ka shumë për të përmirësuar, por nuk jam robot”, tha Van Dijk
“Unë nuk mund të kthehem dhe të jem 100 për qind menjëherë. Ndeshja e parë ishte emocionale dhe e vështirë për shumë arsye. Kishte një barrierë që duhej kaluar. Unë vazhdoj të stërvitem mirë dhe jam i sigurt, nuk ndjej dhimbje në gju. Ishte një udhëtim i vështirë, por jam i lumtur që u ktheva”, përfundoi qendërmbrojtësi i Liverpool.
/GazetaBlic Sport/


