Ditën e djeshme ka ndërruar jetë legjenda e Bayern Munich, Gerd Muller.
Muller ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport.
Lajmin për vdekjen e tij e ka komunikuar klubi gjerman përmes një komunikate për media të shpërndarë në faqen zyrtare në Twitter.
Muller shënoi 566 gola në 607 paraqitje për Bayernin dhe është rekordmen me 365 gola në Bundesliga.Edhe për Kombëtaren e Gjermanisë, Muller ishte fantastik duke shënuar 68 gola në 62 ndeshje.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar telegram ngushëllimi për humbjen e legjendarit, Gerd Muller.
“Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të doja të shpreh hidhërimin tonë për humbjen e Gerd Myler dhe në të njëjtën kohë t’i shpreh ngushëllimet tona të sinqerta, jo vetëm familjes së tij, të dashurve të tij, por edhe komunitetit botëror të futbollit”, – shkruan Presidenti Duka në mesazhin e tij drejtuar Federatës Gjermane.
?? Gjermania dhe bota e futbollit janë në zi për Gerd Mylerin, një nga sulmuesit më mirë të të gjitha kohërave dhe fitues i shumë trofeve me Bajernin e Mynihut dhe Gjermaninë, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare. ⚽️
?Telegrami i Presidentit Duka:https://t.co/EwznHMu8Wh
— FSHF (@FSHForg) August 16, 2021
/GazetaBlic Sport/


