Për katër edicione ishte pjesë e FC Prishtinës, por nga sot ai nuk do të luajë më tek kampionët e Kosovës. Bëhet fjalë për Gauthier Mankendan, i cili edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me klubin nga kryeqyteti i Kosovës.
Pas largimit nga FC Prishtina, Mankenda ka theksuar se është nder për të që luajti për Prishtinën, ndërsa falënderoi të gjithë me të cilët ka punuar, e në veçanti tifozët e klubit, “Plisat”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ky është postimi i Mankendas në rrjetin social, Facebook:
“Ishte një privilegj të bartja ngjyrat e bardhë e kaltër dhe kujtimet që kam pasur këtu do t’i kujtoj gjithmonë, faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerit, shabit teknik dhe menaxhmentit. Për të gjithë fansat dhe PLISAT, dijeni se do të jem gjithmonë mirënjohës për dashurinë tuaj dhe mbështetjen e palodhur. I uroj klubit të gjithë të mirat”, ka shkruar Mankenda.
/GazetaBlic Sport


