Skuadra e Prishtinës ka falënderuar për kontributin lojtarët që janë larguar nga kampi i tyre në këtë merkato të verës.
Mankenda është emri i fundit i larguar nga kampionët e Kosovës.
Përveç tij janë larguar edhe Behar Maliqi, Muçiqi, Pefqelin, Gavazaj, Muça, Alban Shillova, Tun Bardhoku janë lojtarët që janë larguar nga Prishtina në këtë afat kalimtar, shkruan GazetaBlic Sport.
Ja njoftimi i klubit:
“Prishtina falenderon Maliqin, Muçiqin, Shillova, Mankendan dhe Bardhokun për kontributin e dhënë në klubin tonë. Klubi i futbollit Prishtina falenderon futbollistët Behar Maliqi, Alban Muçiqi, Gauthier Mankenda, Tun Bardhoku dhe Alban Shillova për profesionalizmin, sjelljen korrekte, sakrificën dhe kontributin e dhënë për ngjyrat e klubit tonë ndër vite. Futbollistët në fjalë dhanë kontribut të pashoq për të nderuar fanellën bardhë e kaltër e me theks të veçantë në rikthimin e titullit kampion pas tetë viteve në Kryeqytet. Kontigjentit të futbollistëve si Pefqeli, Gavazaj, Muça, Maliqi, Muçiqi, Mankenda, Shillova dhe Bardhoku, të cilët me skadimin e kontratave me FC Prishtina kanë zgjedhur destinacione tjera në karrierë si mbrenda dhe jashtë vendit, klubi i futbollit Prishtina ju dëshiron shumë fat dhe suksese të mëtutjeshme. Faleminderit Kampiona”, shkruhet në njoftimin e FC Prishtinës.
/GazetaBlic Sport


