Showtime

Ç’po ndodh me çiftin e njohur, Tuna dhe Patrisi postojnë foto të papritura

08/16/2021 01:21
nga:Gazeta Blic

Pak muaj më parë, Tuna dhe Patris Berisha u bënë prindër për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Zen.

Vetëm së fundmi, Patrisi ka publikuar në rrjete sociale foton më të ëmbël pranë të birit, duke bërë lëmsh fansat për raportin me Tunën, pasi çifti u përfol për ndarje.

Ai shihet me Zenin në krahë dhe në sy bie ngjashmëria e madhe mes tyre, pasi i vogli është një kopje e të atit.