Sot Barcelona zhvillon ndeshjen e parë pa Messin.
Trajneri i Barcelonës, Koeman u ka dhënë sinjal të qartë 3 lojtarëve të tij.
Ronald Koeman ka lënë tre lojtarë jashtë skuadrës (Umtiti, Coutinho dhe Pjanic) të cilët i kanë dyert e hapura për t’u larguar, përcjell GazetaBlic Sport.
Koeman tani ka 23 lojtarë, pesë prej të cilëve janë të lënduar – Dembele, Ter Stegen, Fati, Mingueza dhe Aguero.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Sociedadit do të zhvillohet sot nga ora 20:00.
/GazetaBlic Sport/


