Sporti

Manaj “e lë pa numër” Coutinhon, sulmuesi shqiptar do t’a ketë numrin “14” në fanelë

08/15/2021 14:50
nga:E K

Si duket nuk ka më vend në Barcelonë për Coutinhon.

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, është ftuar për ndeshjen e xhiros së parë të Barcelonës ndaj Real Sociedadit, shkruan GazetaBlic Sport.

Manaj në listën e publikuar nga Barcelona shihet të ketë marrë numrin 14, numër të cilin e mbante Coutinho deri më tani.

Coutinho nuk figuron në emrat e ftuar nga Barcelona për ndeshjen ndaj Sociedadit, kurse numri 10 nuk figuron te asnjë lojtar i Barçës dhe duket se këtë numër nuk do t’a marrë askush si shenjë respekti për të sapo larguarin Lionel Messi.

/GazetaBlic Sport/