Sporti

Ish lojtari i Arsenalit: Interesimi im për t’a shikuar këtë skuadër është duke humbur

08/15/2021 12:51
nga:E K

Arsenal e nisi kampanjën e re të Premierligës me humbje.

Skuadra e Artetas humbi në udhëtim ndaj ekipit debutues në Premierligë, Brentford me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Forma e dobët që po vazhdon nga viti i kaluar për Arsenal, ka bërë që ish lojtari i “Gunners“, Emmanuel Petit të reagojë në lidhje me ish skuadrën e tij.

Ai tha se është duke e humbur durimin me këtë klub dhe po i zbehet interesimi për të parë skuadrën e Arsenalit duke luajtur.

“Pak nga pak po humb interesin për Arsenalin, me këtë mënyrë të lojës nuk gjeneron ndonjë emocion për të parë ndeshjet e tyre”, tha ai për RMC.

Francezi ka shtuar se nuk është se klubi nuk kanë para, por ata nuk po dinë të gjejnë profile të duhura për të pasur sukses.

“Unë nuk e kuptoj sepse nuk ka të bëjë me paratë, ata kanë para por është më shumë tek profilet. Ne do të shohim profilet e lojtarëve që ata kanë nënshkruar në këtë merkato, por unë shoh nga ndeshja e parë që dobësitë e Arsenalit janë të njëjtat që ata kanë ka vite, veçanërisht në anën mbrojtëse.

“Më e keqja këto ditë është se Arsenali nuk është më një klub tërheqës. Kush dëshiron të luajë atje?”, ka përfunduar ish lojtari i ‘Gunners’.

/GazetaBlic Sport/