Sporti

Zyrtare: Diego Costa bëhet me skuadër të re

08/15/2021 10:49
nga:E K

Diego Costa ka gjetur ekipin e tij të ri.

Ish sulmuesi i Atletico Madrid dhe Chelseat ka kaluar te ekipi brazilian, Atletico Mineiro, shkruan GazetaBlic Sport.

Costa u transferua te ekipi brazilian si transfer i lirë.

32 vjeçari do të kthehet në aksion pas gati tetë muajsh, pasi ishte pa ekip qe nga dhjetori kur i mbaroi kontrata me Atletico Madridin.

/GazetaBlic Sport/