Lojtari i talentuar që tërhoqi vëmendjen në Kampionatin Europian që e lam pas, Mikkel Damsgaard, menjëherë pas kampanjës janë shtuar spekulime të ndryshme për të ardhmen e lojtarit.
Damsgaard i bëri për vete shumë tifozë përgjatë Kampionatit Europian me lojërat e tij të mira, duke e ndihmuar Danimarkën të arrinte deri në gjysmëfinale të ‘Euro 2020’.
Pas shkëlqimit në Europian, raportohet se Tottenham dhe Aston Villa janë duke konkurruar për nënshkrimin e mesfushorit të Sampdorias, sipas Calcio Mercato.
Të dy klubet thuhet se po udhëheqin garën për 21-vjeçarin, por do të duhet të paguajnë të paktën 35 milionë euro (30 milionë funte/41 milionë dollarë) nëse duan shërbimet e të talentuarit.
Klubi i Sampdorias ka insistuar se lojtari nuk është në shitje, megjithatë nëse vie një ofertë e duhur në drejtim të tyre, ata do të konsiderojnë këtë lëvizje.


