Lajme

Gjoshi-Kurtit: Dil dhe pyeti bizneset, ato ju tregojnë se kur ka qenë më mirë

08/15/2021 09:18
nga:Q R

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti lidhur me progresin e shënuar në ekonomi, ku sipas tij është rritur qarkullimi i bizneseve mbi 30 për qind dhe të hyrat e shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Gjoshi i drejtohet Kurtit, duke i bërë thirrje që ta vizitojë terrenin dhe t’i pyes bizneset se kur ishte gjendja më e mir në ekonomi, gjatë pandemisë apo para saj.

Postimi i plotë:

“Albin, dil dhe pyeti bizneset. Dil në terren dhe vizitoji.
Mos e le me shku veç në fushatë për zgjedhje.
Dil dhe vizitoji bizneset. Ato ju tregojnë se kur ka qenë më mirë, sot në pandemi apo në 2019 para pandemisë?
Jeni ba si Besnik Bislimi që thojke ka ra papunësia në pandemi kur krejt Kosova ishte mbyllë dhe kurgju nuk lëvizke”.

 

Haradinaj-Kurtit: Kryeministër mburravec, kush je ti në të vërtetë që premton parajsën e po i jep popullit zhgënjimin