Jesse Lingard ka rrëfyer një pjesë të errët të jetës së tij.
Mesfushori anglez ka treguar momentet kur ai kaloi në gjendje të vështirë emocionale, kur u përball me stres, depresion dhe u kalonte momentet me alkool.
28-vjeçari ofensiv i Manchester United, i cili fazën e dytë të sezonit të kaluar shkëlqeu me West Ham (9 gola dhe shumë asiste), rrëfen momentet e vështira në prononcimin për Daily Mail.
“Doja të largohesha nga Anglia. Jo të ikja në Spanjë, por në Kinë ose Arabinë Saudite, në një vend ku do të isha larg vëmendjes dhe mund të përqendrohesha vetëm te futbolli.
Kisha marrë shumë ofendime në rrjetet sociale, isha i dëshpëruar. Në një moment, vëllai im më tregoi disa video të viteve të kaluara, dhe më bindi të qëndroja në Angli.
I thashë vetes se mund t’ia dilja. Ishte e vështirë dhe e rëndë, depresioni po më largonte nga futbolli. Konsumoja shumë alkool, ishte një periudhë realisht shumë e vështirë“, kujton Lingard.


