Lajme

E kanosi një person me armë zjarri në mes qytetit, arrestohet

08/14/2021 12:51
nga:Mergim Rreci

Një 57 vjeçar nga Hani i Elezit ka kanosur me armë zjarri një person tjetër pas një mosmarrëveshje që kishin.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në një rrugë të qytetit dhe aty kanë gjetur të dyshuarin nën ndikim të alkoolit.

Në lidhje me këtë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ndërkaq është konfiskuar arma e zjarrit (pistoletë e mbushur me tetë fishekë) .

Policia, pasi ka intervistuar të dyshuarin e kësaj ngjarje, me vendim të Prokurorit kujdestar , të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari N.I , lirohet në procedurë të rregullt dhe iniciohet rast penal ‘’Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’

Ky rast mbetet për procedurë të mëtejme hetimore nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të stacionit policor në Han të Elezit.