Lajme

LDK kritikon Qeverinë: Vetëm 10% e popullsisë janë vaksinuar, kandidimi i Vitisë mospërgjegjësi

3 vite më parë
nga:M K

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në një konferencë për medie ka kritikuar Qeverinë për keqmenaxhimin e pandemisë.

Nga kjo parti vlerësojnë se Qeveria Kurti ka dështuar që të ketë plan të mirëfilltë të vaksinimit.

Ndërkaq masat e marra së fundi, Lidhja Demokratike e Kosovës po i cilëson si të vonuara.