Sporti

Pas ankesës së ‘GazetaBlic’, Televizioni Publik i Norvegjisë kërkon edhe falje publike në edicionin e tyre informativ

08/14/2021 08:33
nga:Mergim Rreci

Televizioni Publik i Norvegjisë kishte bërë një raportim të turpshëm dhe aspak profesional të ndeshjes Bodo/Glimt – Prishtina.

Ky televizion iu referua skuadrës së Prishtinës si skuadër serbe. Megjithatë, pas një reagimi nga ‘GazetaBlic’, ky televizion fillimisht kërkoj falje me një reagim drejt redaksisë tonë, por edhe njoftuan që këtë gjë do ta bëjnë edhe publikisht në edicionin e tyre informativ.

Mbrëmë në lajmet e orës 23:00, erdhi kërkim falja publike e këtij televizioni pas raportimit të tyre.

Aryestimi i tyre ishte se ky ishte një lëshim dhe se ndjehen të lënduar për atë që kanë bërë.

“Ne ndihemi të lënduar që dje skuadrën e Prishtinës nga Kosova e ngatërruam me Serbi. Ju kerkojmë falje”, thuhet në kërkim faljen e tyre publike.

GazetaBlic ka reaguar dhe do të vazhdojë të reagojë ndaj raportimeve të tilla që bëhen me ose pa qëllim ndaj shtetit të Kosovës.