Ëndrra e Sergio Agueros ishte të luante në një skuadër me Lionel Messin, shoku e tij të ngushtë që kur ishin pjesë e përfaqësueseve të moshave të Argjentinës.
Ajo ëndërr mund të bëhej realitet, por tashmë po kthehet në një makth, pasi në momentin që ai shkoi te Barcelona, Mesi u largua drejt PSG-së.
Një situatë e pazakontë, por që është kthyer në objekt talljesh të shumta dhe tifozëve u është bashkuar edhe Angel Di Maria. Në një intervistë të dhënë për TyC Sports, ai nuk ka ngurruar të thumbojë shokun e skuadrës.
“”El Kun” dëshiron të vrasë veten”, përsëriti ai dy herë duke qeshur për këtë situatë që kishte ndodhur te Barcelona dhe se tani ishte ai që kishte shok skuadre me Messin dhe jo Aguero.


