Lajme

Jahjaga për vdekjen e Tahirit: Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik

08/13/2021 22:57
nga:M K

Sot ka vdekur politologu Ramush Tahiri. Ai kishte qenë këshilltar i presidentes, Atifete Jahjaga si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës.

Atifete Jahjaga përmes një postimi në “Facebook” u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqëve të të ndjerit, duke thënë se me Ramushin ka kaluar nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa e mbante postin e Priesidentës së Kosovës.

“E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme. Na la një njeri i urtë, i sjellshëm dhe fisnik!”, ka shkruar Jahjaga.

Për shumë vjet Ramush Tahiri ka qenë pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Pas vetës ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djemtë.