Sporti

Brentford shkruan historinë, fiton në ndeshjen debutuese në Premierligë ndaj Arsenalit

08/13/2021 22:54
nga:E K

Skuadra debutuese në Premierligë, Brentford ka bërë befasinë e madhe të javës në Premierligë.

Brentford ka arritur të mposht Arsenalin me rezultat solid 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra vendase ishte më e mirë duke shfrytëzuar rastet e krijuara ndaj Gunners.

Fillimisht Mbeumo kërcënoi Arsenalin në minutën e 12’të pasi goditi shtyllën.

Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 22’të të takimit me anë të spanjollit, Canos.

Goli i dytë u realizua në minutën e 73’të, pas një tollovie në zonën e skuadrës së Artetas kur pas rivënies me dorë më së miri u gjend Norgaard, i cili realizoi me kokë për të dyfishuar epërsinë e ekipit të tij.

Me këtë rezultat u mbyllë takimi me Brentford e cila fitoi ndeshjen e parë në histori të Premierligës.

/GazetaBlic Sport/