Skuadra debutuese në Premierligë, Brentford ka befasuar Arsenalin në pjesën e parë.
Vendasit mbyllën pjesën e parë me epërsi ndaj Arsenalit me rezultat 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Canos në minutën e 22’të të takimit.
Para këtij goli Brentford pati edhe një rast tjetër shumë të mirë kur Mbeumo goditi shtyllën në minutën e 12’të të takimit.
Në anën tjetër Arsenal nuk pati ndonjë rast të mirë shënimi dhe mbylli 45 minutat e parë në disavantazh.
/GazetaBlic Sport/


