Trajneri i Juventusit, Allegri e ka konfirmuar rikthimin e Paulo Dybalas.
Massimiliano Allegri zbuloi se sulmuesi argjentinas Paulo Dybala është kthyer pasi tejkaloi problemin me lëndimin e muskujve, përcjell GazetaBlic Sport.
Allegri ka folur për media para takimit të nesërm miqësor me Atalantan ku e ka konfirmuar edhe rikthimin e argjentinasit.
“Dybala do të kthehet nesër (e shtunë). Unë gjithashtu dua të shoh se si ekipi po ecën në aspektin fizik. Do të jetë një provë e madhe për ne. Nga e marta duhet të fillojmë të përqëndrohemi në fillimin e kampionatit, do të jenë 3 pikë të rëndësishme për t’u fituar përball Udineses”, tha Allegri.
/GazetaBlic Sport/


