Atletico Madrid është e interesuar për shërbimet e italianit, Lorenzo Insigne.
Klubi nga Spanja raportohet se është e interesuar për shërbimet e tij, por do të pres deri sa kontrata e italianit të përfundojë me Napolin në mënyrë që të mos shpenzojë për transferimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Diario AS” raporton se Napoli po përpiqet t’a shes lojtarin në këtë verë në mënyrë që të përfitojë nga largimi i tij, pasi kontrata e tij me Napolin përfundon në fund të sezonit të ri.
Napoli po kërkon 25 deri në 30 milionë euro për shërbimet e tij, kurse klube të interesuara për të janë edhe Everton, Tottenham dhe Zenit.
/GazetaBlic Sport/


